Holanda fitore spektakolare ndaj Ukrainës së Shevchenkos (VIDEO)

Holanda e nis me një fitore që të bën “me zemër” në Kampionatin Europian, teksa ka triumfuar 3-2 ndaj Ukrainës.  Në duelin e luajtur në Amterdam skuadra e Frank De Boer, luan mirë, por shfaq probleme në fazën mbrojtëse. Gjetja e golit nuk ishte aspak një mision i thjeshtë, edhe pse në fakt rastet ishin të shumta në 45-minutat e para, teksa në shumë raste portieri i Ukrainës, i duhej të bënte mrekullinë për të mbajtur portën e paprekur. Fillimi i pjesës së dytë solli edhe më shumë emocione.

Holanda në harkun e 6 minutave, gjeti dy herë rrugën e rrjetës. Në minutën e 53-të, pas një aksioni të bukur nga krahu i djathtë, topi pritet nga portieri më pas shfrytëzohet në mënyrën më të mirë nga Wijnaldum, që e ka të thjeshtë të shënojë me portën e boshatisur. Tulipanët vijojnë aksionet sulmuese, teksa do të ishte radha e Weghorst që në debutimin e tij ka arritur që të shënojë, duke përfituar pas një rrëmuje në zonën e ukrainasve.

Kur dukej se ndeshja nuk kishte më histori, do të vinte reagimi i Ukrainës.  Yarmolenko në minutën e 75-të, shpik një gol nga hiçi me një goditje fantastike nga distanca, që përfundoi në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portieri Stekelenburg. 4 minuta më pas Yaremchuk përfiton nga përgjumja e mbrojtjes holandez për të shënuar me një goditje me kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmbysje epike e ekipit të Shevchenkos, që do të sfumohej 5 minuta nga fundi. Skuadra e De Boer arriti që të gjente golin e fitore. Ake krosoi në zonë për Denzel Dumfries, i cili godet mjaft mirë me kokë, duke e dërguar topin në cepin e portës. Një ndeshje shumë emocionuese, që tregoi forcën e Holandës, por dhe dobësitë e saj kryesisht në fazën difensive. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?