FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Holanda humbet një nga sulmuesit për pjesën e mbetur të “Euro 2020”

Luuk de Jong mbyll para kohe aventurën në Evropian. Federata Holandeze e Futbollit njoftoi se sulmuesi i “Tulipanëve” është dëmtuar më gju në stërvitje të martën dhe është larguar nga grumbullimi.

30-vjeçari, i cili numëron 38 ndeshjen me fanellën portokalli, në fakt nuk ishte zgjedhje e parë e trajnerit de Boer për sulmin. Futbollisti i Sevillas në dy takimet e parë në Grupin C është aktivizuar si zëvendësues.

Në formacionin titullar u preferua shtatlarti Wout Weghorst i mbështetur nga Memphis Depay, ndërsa në sfidën e tretë falë edhe presionit të tifozëve, de Boer i rezervoi një fanellë titullari sulmuesit të ri Donyell Malen. Holanda fitoi të 3 ndeshjet e saj në grup, duke iu kundërpërgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme kritikëve për vendosjen taktike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?