FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Holanda i jep leksion futbolli Gjermanisë, e mund me “poker” (VIDEO)

Holanda i ka dhënë një leksion futbolli Gjermanisë në kualifikueset e Europianit duke e mundur 4-2 në transfertë. Pancerat e nisën mjaft mirë duke kaluar në avantazh që në minutën e 9-të me Gnabry, por në fraksionin e dytë skuadra e Loew do të ishte në gjumë.

De Jong barazoi në minutën e 59-të, ndërkohë që 7 minuta më pas Tah shënoi në portën e tij. Toni Kroos barazoi nga pika e bardhë, ndërkohë që në 10 minutat e fundit “tulipanët” shënuan dy gola të tjerë me Malen dhe Wijnaldum duke i dhënë 3 pikë të merituar Holandës, dhe duke sfumuar polemikat për penalltinë e dyshimtë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?