Holanda mund me lehtësi Rumaninë dhe shkon në çerekfinale (VIDEO)

Holanda është skuadra e radhës që siguron një biletë për në çerekfinale të “Euro 2024”. “Tulipanët” morën një sukses 3-0 ndaj Rumanisë, në një ndeshje që rezultoi jo shumë i vështirë për ekipin e Koeman.

Në minutën e 19-të, Gakpo dhuron spektakël me një veprim të bukur në hyrje të zonës dhe më pas lëshon një goditje të fortë, që shkon në cepin e portës. Rumania e pati shumë të vështirë për të reaguar, ndërkohë që Holanda në krahun tjetër shpërdoroi shumë shanse me Depay.

7 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Malen do të realizonte dhe golin e dytë, ndërkohë që në shtesën e ndeshjes shënoi një tjetër gol fantastik, i dyti personal.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?