Holanda ndalet nga Japonia në një thriller me katër gola, Bregu i Fildishtë mund Ekuadorin

Holanda dhe Japonia kanë ndarë pikët në një përballje spektakolare të zhvilluar në Dallas, e cila përfundoi me rezultatin 2-2 dhe dhuroi emocione deri në sekondat e fundit.

“Tulipanët” e nisën sfidën me ritëm të lartë, duke krijuar disa raste të mira shënimi me Donyell Malen, por portieri japonez Suzuki u tregua vendimtar për të mbajtur të paprekur portën në pjesën e parë.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 51-të, kur kapiteni Virgil Van Dijk realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke kaluar Holandën në avantazh. Reagimi i Japonisë ishte i menjëhershëm dhe vetëm gjashtë minuta më vonë Nakamura riktheu ekuilibrat me një goditje të fuqishme nga jashtë zone.

Swiss Digital Desktop Reklama

Holandezët rifituan avantazhin në minutën e 64-t, kur Summerville finalizoi me sukses një aksion të bukur ofensiv. Megjithatë, Japonia nuk u dorëzua dhe në minutën e 89-të Daichi Kamada shënoi me kokë për 2-2, duke vulosur një barazim të merituar për skuadrën aziatike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, në “Philadelphia Stadium”, Bregu i Fildishtë e nisi me fitore rrugëtimin në Botëror, duke mposhtur Ekuadorin me rezultatin minimal 1-0.

Kur sfida dukej se po shkonte drejt barazimit pa gola, protagonisti u bë Amad Diallo. Sulmuesi i Manchester United, i aktivizuar nga stoli në pjesën e dytë, realizoi golin vendimtar në minutën e 90-të pas një asistimi të saktë nga Wilfried Singo.

Falë këtij triumfi dramatik, Bregu i Fildishtë siguron tre pikët e para në Grupin E dhe barazohet me Gjermaninë në krye të renditjes, duke konfirmuar ambiciet e larta në këtë edicion të Kampionatit Botëror.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?