Homazh për të madhin MEDIN ZHEGA në 80-vjetorin e tij të lindjes…
Nga Saimir Kadiu:
Medin Zhega (31 JANAR 1946 – 12 qershor 2012), sulmuesi i famshëm i Vllaznisë, Dinamos dhe Përfaqësueses shqiptare lindi 80 vjet më parë më 31 janar 1946 në vendlindjen e futbollit shqiptar në Shkodër.
Lojtar me një fizik të përsosur, teknik dhe shumë inteligjent.
Mbi të gjitha një mbret i bukur i lojës në ajër …një Santillana shqiptar…
■ Debutoi me ekipin përfaqësues në 2 maj 1965 në Gjenevë kundër Zvicrës në eliminatoret e Botërorit (0-1).
■ Ndeshja e fundit i përket 12 qershorit 1971 në Karlsruhe kundër RFGJ (0-2).
■ Përpara se të kishim treshen e famshme dhe të paaritshme të Dinamos: Përnaska -Zëri-Ballgjini….kemi patur edhe një dyshe të madhe të viteve 60′ : ÇEÇO-ZHEGA…
■ Jo rastësisht “Ramsey” shqiptar Myslym Alla e kishte këtë dyshe pjesë të pandarë të ndeshjeve ndërkombëtare të Tiranës së famshme të viteve 60′.
☆Titujt e fituar si futbollist:
● Katër herë kampion kombëtar: 1966-67 ( Dinamo), 1971-72 (Vllaznia), 1973-74 (Vllaznia), 1977-78 (Vllaznia)
● Katër herë fitues i kupës së Shqipërisë:1965,1972,1979, 1981 (të gjitha me Vllazninë)
■ Në sezonin 1966-67: fiton titullin “Këpuca e Artë” me 19 gola (kur luante me Dinamon)
■ Me ekipin Kombëtar të Shqipërisë si futbollist: Nga viti 1965 – 1971 ka zhvilluar 9 ndeshje (2 gola)
● 24.11.1965: Shqipëri –Irlandë e Veriut 1-1 ( Zhega barazoi rezultatin në 77’)
● 12.05.1971 Shqipëri-Poloni 1-1 ( Zhega barazoi në 31’)
■ Golat më të famshëm:
☆ Goli i barazimit me Ajaks Amsterdam ( 17 Nëntori –Ajaks Amsterdam 2-2) 1970
☆Goli i dytë kundër Austria Vjena ( Vllaznia –Austria Vjenë 2-0) 1978
☆Tituj të tjerë:
Në vitin 2000 Kupën e turneut “Rothmans” në Maltë si trajner i Kombëtares së Shqipërisë
☆Mjeshtër i Merituar i Sportit dhe Nderi i Sportit Shqiptar.
■ Është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”. Dekoruar nga Kuvendi Popullor me medaljen “Naim Frashëri”. “Qytetar Nderi” i qytetit të Shkodrës.
■ Në mendjen e të gjithë dashamirësve të futbollit tonë do të mbeten të paharrueshme skenat e fundit të ndeshjes së Shqipërisë kundër Gjermanisë, luajtur më 24.3.2001 në Leverkusen, (e cila u fitua 2-1 nga gjermanët në minutat e fundit, me një gol të Klose.)
Në pankinën tonë, në këmbë, duke ecur përreth zonës së trajnerit, nën shi, por krenar, i madhi Medin Zhega!
KOHA JONË SONDAZH

