Hoteli ku ishin akomoduar në Milano dëbon 3 lojtarët e Interit

Në shtëpinë e Interit nuk është një moment i mirë, jo vetëm për humbjen që zikaltërit pësuan në Torino ndaj Juventusit, por edhe për faktin se mbrojtësi i bardhezinjve Daniele Rugani rezultoi pozitiv me koronavirus dhe kjo detyroi futbollistët dhe të gjithë stafin e klubit zikaltër të qëndrojë në karantinë.

Tre afrimet e muajit janar, Christian Eriksen, Victor Moses dhe Ashley Young kanë kaluar një situatë aspak të këndshme. Të tre lojtarët që nga mbërritja e tyre në Lombardi ishin akomoduar në Hotel Melia në Milano, por hoteli në fjalë është detyruar të mbyllet për shkak të emergjencës nga koronavirusi dhe në këtë mënyrë Eriksen, Moses dhe Young janë dëbuar, duke u detyruar të mbyllen me forcë në izolim.

 

SHKARKO APP