Howedes: Te Juventusi na dhuruan nga një Ferrari pas titullit kampion

Benedikt Howedes në karrierën e tij për një gjysmë sezonit ka qenë edhe pjesë e Juvntusit. Edhe pse luajti vetëm 3 ndeshje, mbrojtësi i Lokomotivës së Moskës ka rrëfyer se aventura te skuadra torineze ka qenë e veçantë, duke treguar edhe disa prapaskena interesante.

 

“Për titullin para shkuarjes sime te Juventusi, secilit lojtar iu dha një ‘Ferrari’ si falënderim për kampionatin e fituar. Si alternativë, nëse nuk do të dëshironit një makinë të tillë, mund të zgjidhnit bonusin me para të gatshme. Kjo tregon se në cilat nivele punohet atje. Sidoqoftë, brenda dhomës së zhveshjes, askush nuk është mburrur dhe askush nuk ka treguar ndonjëherë pakënaqësi.

E mbaj mend emocionin e herës së parë, kur hyra në dhomën e zhveshjes së Juventusit. Aty kishte legjenda absolute si Buffon dhe Chiellini, që erdhën për të më përshëndetur me ngrohtësi. Pati puthje e përqafime. Ata ishin të lumtur që isha atje. Juventus është një familje e madhe dhe unë mirëprita plotësisht, u respektova si duhet. Nuk luajta shumë, por kurrë nuk më nënvlerësuan si person dhe si lojtar.

Ata kanë fituar shumë tituj, por ata janë akoma të uritur. Ata gjithmonë duan të fitojnë dhe kjo më bëri përshtypje. Ende e mbaj mend një fjalim të Buffon para një ndeshje. Ishte fjalim emocionues, gati poetik dhe ai e dinte që do të ishte në stol atë ditë. Te Juventusi, edhe ata që nuk luajnë, jetojnë me shpirtin e ekipit. Egoja nuk vlen atje, vetëm fryma e grupit”, deklaroi Howedes.

SHKARKO APP