Hoxhaj tundohet nga oferta e Samsunspor: Skuadër që më pëlqen …

Golashënuesi më i mirë i Superligës, Ardit Hoxhaj, së fundmi ka marrë një ofertë interesante nga skuadra e Samsunspor. Propozimi i fundit duket se e ka intriguar disi sulmuesin, që është gati që të braktis kuqeblutë.

Vlonjati ka ndjekur në rrjetet sociale klubin turk, presidentin dhe trajnerin e ekipit turk, ndërsa për “Haber1965” është shprehur se të ardhmen e vendos Vllaznia, por do donte të bashkohej me një klub si Samsunspor.

“Samsunspor është një klub që më pëlqen, pasi ka një tifozeri të madhe dhe do të doja të bëhesha pjesë e tij. Megjithatë unë kam një kontratë me klubin tim, Vllazninë dhe vendimi u takon drejtuesve”, shprehet Hoxhaj.

SHKARKO APP