Huijsen prezantohet te Reali: Jam te klubi më i mirë në botë!

Real Madrid ka prezantuar zyrtarisht mbrojtësin e ri, Dean Huijsen, i cili është transferuar nga Bournemouth për afro 60 milionë euro, nga të cilat 6 milionë i takojnë Juventusit.  Në konferencën për shtyp, Huijsen është shfaqur i emocionuar.

“Jam i nderuar të vij te klubi më i madh në botë dhe do të jap gjithçka nga vetja. Do të punoj shumë dhe do të qëndroj i përulur, me shpresën për të fituar shumë trofe, duke nisur nga Botërori për Klube.

Real Madrid është klubi i jetës sime dhe shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite. Ky është momenti më i bukur i jetës sime, një ëndërr që po bëhet realitet. Ndihem në harmoni me stilin e futbollit që Xabi Alonso dëshiron të zhvillojë. Jam i qetë, por shumë ambicioz”, deklaroi Huijsen.

Ky është një transferim i rëndësishëm për ‘Los Blancos’, të cilët synojnë të forcojnë mbrojtjen e tyre me këtë talent të ri që premton shumë për të ardhmen.

SHKARKO APP