Huliganët rusë në Marsejë, frikë edhe për tifozët shqiptarë

Huliganët rusë prej tre ditësh po përplasen me tifozeritë e tjera në Francë duke shkaktuar probleme të shumta.

Pas përplasjes së dhunshme para ndeshjes më Anglinë, rusët vijuan përleshjet edhe në rrugë ditët që pasuan.

Qindra huliganë rusë ndodhen në Marsejë, pikërisht aty ku do të luhet ndeshja midis Francës dhe Shqipërisë të mërkurën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave britanike huliganët rusë janë kryesisht trupa paraushtarake që veprojnë të organizuar ndaj nuk do të ishte çudi që këta tifozë të sulmonin edhe tifozët shqiptarë që gjenden në Marsejë për të ndjekur kuqezinjtë në përballjen ndaj Francës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forcat e rendit në Francë nuk është se po bëjnë shumë për të ndaluar rusët e hakërryer, që duket se në Francë kanë shkuar vetëm për përleshje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?