FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humb babain para El Clasicos ndaj Realit, Flick nuk mungon sonte në pankinë

Pak orë përpara supersfidës mes Barcelonës dhe Real Madrid, trajneri i katalanasve, Hansi Flick, ka marrë një lajm të rëndë familjar. Mediat pranë klubit raportojnë se babai i teknikut gjerman është ndarë nga jeta, duke sjellë një atmosferë zie në prag të “El Clásico”-s.

Nëpërmjet një reagimi zyrtar, Barcelona i ka shprehur ngushëllimet trajnerit dhe familjes së tij.

“Barcelona dhe e gjithë familja Blaugrana dëshirojnë të shprehin ngushëllimet më të sinqerta për Hansi Flick pas ndarjes nga jeta të babait të tij. Mendimet tona janë me të dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë”, thuhet në mesazhin e klubit katalanas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht dhimbjes së madhe personale, raportimet e fundit bëjnë me dije se Flick pritet të jetë në pankinë për sfidën ndaj Real Madridit, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit për Barcelonën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?