Humbet për herë të parë, reagon Florian Marku: Do rikthehem më i fortë se kurrë
Florian Marku u mposht pas 13 fitoresh në boksin profesionist. Britaniku Chris Kongo mundi boksierin shqiptar mbrëmë, në duelin e vlefshëm për kategorinë e peshave të lehta. Pas sfidës, reagoi Marku, me një postim në rrjetet sociale.
”Faleminderit Zotit për gjithcka si në fitore, por edhe në humbje. Kam shumë vite pa përjetuar dicka të tillë në karrierën time. E kisha harruar këtë ndjenjë, por dje nuk ishte nata ime, kështu ishte e shkruajtur.
Justifikimet nuk më pëlqejnë! Dua tju falënderoj nga zemra të gjithë ata që ishin dje në stadium dhe të gjithe ju që me keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem më i fortë se kurrë”.