Humbim tre vende, FIFA ndërron pozicionet mes Shqipërisë e Danimarkës

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur 3 pozicione në renditjen e FIFA-s, Renditja është publikuar sot,  një ditë para  ndeshjes me Danimarkën.

Është pikërisht kundërshtari ynë i radhës në eliminatoret e Euro 2016, Danimarka, ai që ka zënë vendin e 22-të, që muajin e kaluar e mbante Shqipëria, që tashmë klasifikohet në vendin e 25-të. Për sa u përket skuadrave të tjera të grupit tonë të eliminatoreve, Portugalia mbetet në vendin e 6-të. Serbia dhe Armenia pozicionohen respektivisht në vendin e 66-të dhe 83-të.

Nuk ka pothuajse fare ndryshime në 50 të parat e renditjes, pasi për renditjen e këtij muaji janë marrë parasysh vetëm 15 ndeshje kombëtaresh, dhe të gjitha kanë qenë miqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Renditja e 10 skuadrave të para përbëhet nga Argjentina, Belgjika, Gjermania, Kolumbia, Brazili, Portugalia, Rumania, Kili, Uellsi dhe Anglia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?