Humbja e thellë, basketbollisti i NBA hutohet dhe përplas kamerieren (Foto)
Disa thonë se nuk ka ndonjë gjë të keqe nëse dikush që “lan” me birrë. Basketbollisti i NBA, Mason Plumlee i Brooklyn, u ngjit në një nivel tjetër jashtë fushës së basketbollit. Ai gjatë momentit për të kapur topin përplasi pa dashje kamerieren që po shërbente dhe jo vetëm e rrëzoi atë dhe e “lau” me birrë, por po ashtu gotat e birrës prekën edhe disa nga klientët që ndodheshin në radhët të parë. Basketbollisti e përplasi kamerieren, Deila Barr, gjatë momentin për të kapur topin dhe besohet se ai u hutua prej humbjes së thellë, që po pësonte nga Washington Wizards. Kamerierja e pafat pas përplasjes e lëshoi tabakanë me birra nga spektatorët. Megjithatë, skuadra e Plumlee, u mund 114-77 në Uashington dhe trajneri i këtij ekipi, mbi ngjarjen, theksoi se ishte diçka që mund të ndodhte.
KOHA JONË SONDAZH

