FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humbja e thellë ndaj Watfort, shkarkohet Solskjaer

Trajneri Solskjaer largohet nga stoli, pas humbjes së thellë 4-1 të Manchester United ndaj Watfort. Klubi anglez tashmë e ka bërë zyrtare largimin e teknikut nga “Djajtë e kuq”.

Ndeshja përballë Watford ishte e fundit për Solskjaer në krye të stolit dhe në përballjen e radhës kundër Villareal, “djajtë” do të drejtohen nga drejtori teknik Darren Fletcher.

Besohet po ashtu se trajneri Michael Carrick do të qëndrojë në “Old Trafford” pavarësisht se konsiderohet po njësoj përgjegjës si pjesë e ekipit menaxhues për rezultatet zhgënjyese të United kohët e fundit, me vetëm 4 fitore në 13 ndeshjet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?