Humbja me Romën, Igli Tare incident me gjyqtarin Tagliavento

 

Lazio pëson disfatë 2-0, në derbin  me Romën, që u zhvillua të dielën pasdite.

Lazio pësoi humbjen e katërt, në 5 ndeshjet e fundit. Fitorja e Romës nisi që në minutat e para me 11-metërshin e dyshimtë të dhënë nga Paolo Tagliavento.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vendim nervozoi drejtorin sportiv të Lazio, Igli Tare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat italiane shkruajnë se Igli Tare është përballur me Tagliavento në korridoret e stadiumit “Olimpico” gjatë pushimit mes dy pjesëve.

Debate mes tyre për pak nuk është kthyer në një përplasje fizike.

Një veprim që mund të cënojë ish-futbollistin që tani ka post drejtuesi te klubi italian, i cili mund të ndëshkohet nga Komisioni i Disiplinës.

Në përfundim të ndeshjes Igli Tare pati edhe një bisedë me tifozët. Lazio pas 12 javësh të Serie A ndodhet në mesin e renditjes me 18 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?