Humbja ndaj Ishujve Faroe, Çekia shkarkon trajnerin Hasek

Federata Çeke e Futbollit ka vendosur të shkarkojë trajnerin Ivan Hasek pas humbjes befasuese dhe turpëruese 2-1 ndaj Ishujve Faroe në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.
Aktualisht nuk është bërë ende publik emri i trajnerit që do ta zëvendësojë Hasek. Presidenti i Federatës Çeke, David Trunda, ka deklaruar se shumë shpejt do të emërohet një trajner i ri, i cili do të drejtojë kombëtaren deri në përfundim të fazës kualifikuese.
Sipas mediave çeke, ekziston mundësia që pasuesi i Hasek të jetë një trajner i huaj, megjithëse emri i tij nuk është përcaktuar ende.
Ky vendim vjen pas serisë së rezultateve zhgënjyese të Republikës Çeke, ndërsa humbja ndaj Ishujve Faroe ka ndezur reagime të forta nga tifozët dhe opinioni sportiv në vend.
KOHA JONË SONDAZH

