FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humbja në “El Classico” mbarësi tek Barcelona, Xavi mund të ketë ndryshuar vendimin e tij për t’u larguar

Pas humbjes në El Classico, të gjitha gjasat janë që Barcelona ta përfundojë sezonin pa trofe. Por shtohet mundësia që trajneri Xavi Hernandez të ndryshojë mendje dhe të marrë një vendim të ri për të ardhmen e tij.

Gazetari Gerard Romero ka deklaruar se ka shumë mundësi që Xavi të qëndrojë edhe për një sezon tek Barcelona. “Edhe pas El Clasico, shoh më shumë shanse që Xavi të qëndrojë sesa të largohet”, tha Romero.

Në fund të janarit, Xavi njoftoi se do të largohej nga posti i trajnerit në fund të këtij sezoni. Por që prej atëherë forma e katalanasve është përmirësuar dukshëm dhe pavarësisht se do të përfundojnë sezonin pa asnjë trofe, dëshira e të gjithëve është që Xavi të qëndrojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?