Humbja në Izrael ka pasoja për Shqipërinë në shortin e “Euro 2024”

Shqipëria ka pësuar një tjetër humbje 2-1 në Izrael, duke i dhënë fund shpresave për vendin e parë në Ligën e Kombeve. Dy gabime në mbrojtje nga Hysaj dhe Mihaj, që i dhanë mundësinë vendasve të merrnin 3 pikët. Të thuash gabime është pak, ato ishin dy gafa idiote që as një futbollist i klasës së parë nuk i bën.

Renditja në Ligën e Kombeve këtë vit do të përcaktojë renditjen në vazo në shortin e “Euro 2024”, për skuadrat pjesëmarrëse. Vendi i parë në grup garantonte matematikisht praninë ne vazon e dytë në short dhe atë pozicion tashmë do ta gëzojë Izraeli.

Katër skuadrat e para në grupet e Ligës B do të renditen në vazon e dytë, ashtu si edhe e dyta më e mirë. Shanset për Shqipërinë që ta arrijë një gjë të tillë janë ekzistuese vetëm në teori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht skuadra e dytë më e mirë në të gjithë grupet është Serbia, me po aq pikë sa Ukraina, 10 të tilla, teksa e para ka golavarazhin 11-5 dhe e dyta 10-4.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në teori, Shqipëria e cila ka golavarazhin 3-5, duhet të fitojë me një goleadë të thellë historike ndaj Islandës dhe të shpresojë që këto dy përfaqësuese të humbin me goleada.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?