“Humbja nuk është opsion”, zbulohet fjalimi i ‘veteranit’ Yamal para finale së Kupës së Botës

Lamine Yamal tregoi edhe një herë se përtej talentit të jashtëzakonshëm zotëron edhe mentalitetin e një kampioni. Një video e publikuar nga Federata Spanjolle e Futbollit para finales së Kupës së Botës ndaj Argjentinës ka zbuluar gjendjen shpirtërore dhe karakterin e yllit të Barcelonës në momentet para ndeshjes më të rëndësishme të karrierës së tij.

Në dhomën e zhveshjes, teksa tensioni ishte në maksimum, Yamal dha mesazhin e tij të qartë për shokët e skuadrës:

“Humbja nuk është një opsion”, tha sulmuesi anësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por fjalët e tij nuk ishin thjesht një motivim i zakonshëm para një finaleje. Qetësia në fytyrën e tij dhe përqendrimi i plotë tregonin një bindje të vërtetë për atë që kërkonte Spanja në përballjen ndaj Argjentinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht presionit të një finaleje Botërori dhe faktit që ishte vetëm 19 vjeç, Yamal u shfaq me pjekurinë e një lojtari me shumë vite eksperiencë. Ai nuk shfaqi nervozizëm apo frikë, por një qetësi të pazakontë për moshën e tij.

“Nuk e kam menduar kurrë humbjen. As që më kalon në mendje. Kjo mundësi nuk ekziston. Gjithçka që imagjinoj është të ngre Kupën e Botës dhe të shoh Spanjën kampione të botës”, ishte mesazhi i talentit të Barcelonës.

Kjo deklaratë nuk ishte një shfaqje arrogance apo mungesë respekti ndaj Argjentinës, por një tregues i mentalitetit fitues që e karakterizon lojtarin.

Pamjet nga përgatitjet para finales treguan një kombëtare spanjolle me një përqendrim maksimal. Lojtarët e Luis de la Fuente hynë në fushë me një besim të madh dhe me atë që në futboll quhet shpesh “sytë e tigrit”.

Yamal nuk ishte ai që vendosi finalen me gol, momenti vendimtar erdhi nga Ferran Torres, por mënyra se si ai dhe shokët e tij u përgatitën për sfidën shpjegon një pjesë të arsyes pse Spanja arriti triumfin pas kohës shtesë.

Talent, qetësi dhe mentalitet kampioni. Këto janë cilësitë që po e shndërrojnë Lamine Yamal në një prej figurave më të rëndësishme të futbollit botëror, pavarësisht moshës së tij të re.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?