Humbje për Didier Deschamps, largohet nga Botërori për funeralin e nënës

Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, është përballur me një humbje të rëndë familjare pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Ginette Deschamps. Si pasojë, tekniku francez ka lënë kampin e ekipit në Shtetet e Bashkuara dhe është nisur drejt Francës për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Federata Franceze e Futbollit ka konfirmuar se Deschamps nuk do të drejtojë stërvitjet para ndeshjes së fundit të Grupit I ndaj Norvegjisë dhe nuk do të jetë në stol gjatë këtij takimi. Në mungesë të tij, drejtimin e skuadrës do ta marrë zëvendësi i tij, Guy Stéphan, deri në rikthimin e trajnerit.

Franca e ka siguruar tashmë kualifikimin në fazën me eliminim direkt pas fitoreve ndaj Senegalit dhe Irakut, ndërsa sfida ndaj Norvegjisë do të jetë vendimtare për vendin e parë në grup.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto momente të vështira, Federata Franceze i ka shprehur mbështetjen e plotë Deschamps dhe familjes së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?