Hysaj drejt rikthimit në Itali? Ascoli i ofron kontratë dy-vjeçare

Elseid Hysaj mund të rikthehet shumë shpejt në futbollin italian. Pas përfundimit të aventurës me Lazion, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është aktualisht pa skuadër dhe po shqyrton ofertat për të vijuar karrierën.

Dëshira e Hysajt është të qëndrojë në Itali, aty ku ka kaluar të gjithë karrierën e tij në nivelet më të larta, duke luajtur me Empolin, Napolin dhe Lazion.

Sipas mediave italiane, interesimi më konkret për shërbimet e mbrojtësit shqiptar vjen nga Ascoli, klub që këtë sezon synon objektiva të rëndësishëm dhe po lufton për ngjitjen në elitën e futbollit italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nevoja për një mbrojtës të djathtë është shtuar pas dëmtimit të Manuel Alanga, i cili pritet të mos jetë më i disponueshëm për pjesën tjetër të sezonit. Për këtë arsye, drejtuesit e Ascolit kanë nisur kërkimet për një lojtar të lirë, pasi merkatoja në Itali tashmë është mbyllur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë situatë, Hysaj shihet si një alternativë konkrete. Mbrojtësi kuqezi është aktualisht pa kontratë dhe përfaqëson një profil me shumë eksperiencë në futbollin italian, ku ka zhvilluar pjesën më të madhe të karrierës së tij.

Sipas TuttomercatoWeb, Ascoli i ka paraqitur Hysajt ofertën e parë konkrete. Bëhet fjalë për një kontratë dyvjeçare, e cila parashikon edhe një përmirësim të ndjeshëm financiar në rast se klubi arrin të sigurojë ngjitjen në Serie A.

Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka një përgjigje përfundimtare nga Hysaj. Sipas të njëjtit burim, mbrojtësi shqiptar ende nuk i ka dhënë një përgjigje presidentit të Ascolit, Massimo Passeri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?