Hysaj drejt Romës, Napoli mendon për një shkëmbim kokë më kokë

Elseid Hysaj ka vendosur që të mbyllë aventurën në merkaton e verës, për shkak të mungesës së një vendi të sigurt në formacion. Fakti që klubi napolitan ka hezituar që të rinovojë kontratën dhe minutat me pikatore, kanë bërë që shkodrani të mendojë për një aventurë të re.

Sajti i njohur “Calciomercato” së fundmi raporton për një shkëmbim kokë më kokë me skuadrën e Romës. Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli ka shfaqur interes për mbrojtësin në pronësi të Romës, Rick Karsdorp dhe dëshiron t’i japë atij një mundësi në “San Paolo”, pasi të kthehet nga huazimi te Feynord.

Pikërisht nga kjo do të kërkojë të përfitojë drejtori sportiv verdhekuq, Gianluca Petrachi, që do të kërkojë që arrihet një marrëveshje për shkëmbimin e Karsdorp me Hysajn dhe lojtarët të ndërronin fanellë. Hysaj këtë sezon është aktivizuar vetëm në 13 ndeshje në Seria A, shumë larg nga sezonet me Sarrin, ku ishte një ndër më të spikaturit në Seria A. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP