Hysaj drejt transferimit te Roma, ja dy kushtet që duhen plotësuar
Elseid Hysaj është një nga objektivat kryesor në merkaton e janarit për skuadrën e Romës. Drejtori sportiv i verdhekuqve, Petrachi, ka nisur bisedimet me menaxherin e shqiptarit, Mario Giuffredi.
Por fillimisht duhet të plotësohen dy kushte: Napoli duhet ta ulë ndjeshëm kërkesën financiare për shkodranin, duke e përgjysmuar nga 20 në 10 milionë euro, ndërsa Roma duhet të marrë “ok”-in nga Chelsea për kthimin e Zapacostas në Londër, hipotezë e parashikuar edhe në kontratën e huazimit, e firmosur në muajin gusht.
“Kushtet e jashtëzakonshme”, që duhet të zgjidhnin marrëveshjen në janar, në fakt kanë të bëjnë me situatën e mundshme emergjente të Chelsea-t në krahët e mbrojtjes.
Roma, për arsye të stilit të saj të sjelljes dhe ndjeshmërisë, nuk do të kërkojë kthimin që në janar të Zapacostas te Chelsea, por nëse klubet bien dakord, në Trigoria duhet të kërkojnë një zgjidhje të shpejtë.