Hysaj kthehet në trend te klubi i Seria A, zyrtarizimi vjen në janar

Paraqitjet katastrofike të Alessandro Florenzi, dëmtimi afatgjatë i Davide Zappacosta dhe problemet e vazhdueshme fizike të Leonardo Spinazzola bëjnë me dhimbje koke, Paulo Fonseca.

Tekniku portugez po vuan për të gjetur një lojtar stabël për krahun e djathtë të mbrojtës dhe kjo mund ta detyrojë të futet në merkato.

Drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachi ka nisur punën për të gjetur një lojtar ideal për këtë post dhe një shqiptar gjendet në krye të dëshirave të tij.

Bëhet fjalë për Elseid Hysaj. Shkodrani është pranë largimit nga Napoli dhe Roma shihet si destinacioni më i mundshëm. Diçka të tillë e ka pohuar edhe agjenti i lojtarit, Mario Giuffredi, ndërsa “Calciomercato.com” raporton se Hysaj do të bashkohet me Romën që në janar.

Kontrata e mbrojtësit skadon verën e vitit 2020 dhe në janar është i lirë të gjente një marrëveshje me një klub tjetër. Sidoqoftë, verdhekuqtë mund të gjejnë një marrëveshje me një tarifë të ulët për ta sjellë në klub menjëherë.

SHKARKO APP