FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj: Përjashtimi i Rusisë shans që duhet shfrytëzuar, jemi gati ndaj Islandës

Elseid Hysaj e sheh një mundësi që duhet shfrytëzuar në Ligën e Kombeve. Në konferencën për shtypin të zhvilluar në kompleksin “Tropikal” në Durrës, mbrojtësi kuqezi theksoi se mungesa e Rusisë duhet të shihet si një dritare më shumë për kualifikim.

“Ne e kemi për të detyrë të jemi gati gjithmonë kur na thërret Kombëtarja. Kam ardhur me shumë qejf. Jemi në fund të sezonit, por kemi një mundësi të mirë për të ecur para me Kombëtaren. Unë jam 100% gati.

Rivalët? U bë kohë që s’jemi takuar më këto ekipe, por në ndeshjen e fundit me Islandën kemi treguar që jemi më të rrezikshëm. Dje pamë kundërshtarët dhe po përgatitemi për këto ndeshje. Kemi bërë mirë ndaj Spanjës dhe besoj se jemi gati për këto ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi? Jemi tri skuadra të forta. E shohim si një mundësi të mirë, pasi Rusia, që mungon, është një skuadër shumë e mirë, tani kemi më shumë mundësi për të shkuar në play off. Duhet ta shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë mundësi dhe e shohim si një dritare më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Objektivi? Ne, të gjithë, në këtë moment, kemi ardhur në formë 100% dhe kemi shumë dëshirë. Besoj se jemi gati dhe duhet të shkojmë atje e të shohim si do të shkojë ndeshja. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën dhe të marrim maksimumin. Uroj që në këto ndeshje të kem rast për të shënuar një gol tjetër”, deklaroi Hysaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?