Hysaj në mbështetje të kuqezinjëve: Djemtë janë mirë, sot fitojmë ne

Mbrojtësi i ekipit kombëtar, Elseid Hysaj ndodhet në Turqi për të mbështetur ekipin e zemrës. Edhe pse i dëmtuar, ai ka vendosur që të qëndrojë pranë kuqezinjtëve në këtë sfidë, kjo për t’i dhënë zemër ekipit dhe besimin për fitore. Në një prononcim për mediet, ai tha se po përpiqet të kthehet sa më parë në fushën e lojës.

”Më vjen shumë keq që mungoj. Për këtë kam ardhur të shoh ndeshjen se nuk mund të rrija larg stadiumit e kombëtares. Vendosa të jem tifoz e shpresoj të sjell fat. Sigurisht kam shumë besim, kam shumë besim te kombëtarja, djemtë janë të mirë, trajneri është shumë i mirë. Kam besim se mund të fitojmë e marrim tre pikët. Me të vërtetë e besoj. I takova djemtë dhe janë 100% gati për këtë ndeshje. Atmosfera është shumë e mirë, e rëndësishme se e dinë të gjithë që duhet të fitojnë, djemtë e kanë kuptuar. Besoj se do të jenë të qetë në menaxhimin e ndeshjes dhe besoj se do ta presim. Falënderoj Memushajn për vlerësimin dhe më bëhet qejfi që lojtarët më mbështetën me shiritin se është e rëndësishme që skuadra të do për kapiten. Do të bëj çmos të jem në nëntor për ndeshjen e radhës, për stadiumin e ri dhe kombëtaren”.

SHKARKO APP