Hysaj qëndron te Napoli, do të ikë Ancelotti
Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur për të ardhmen e Elseid Hysajt te Napoli. ”Është një lojtar shumë i mirë, më pëlqen. Edhe me Francën bëri një ndeshje të madhe. Meriton të luajë më tepër dhe sipas meje në janar do të qëndrojë te Napoli, sepse do të jetë trajneri Ancelotti ai që do të largohet”. Hysaj mbërriti te Napoli nga Empoli në vitin 2015, bashkë me mentorin e tij Maurizio Sarri, duke qenë një nga protagonistët e skuadrës. Por me mbërritjen e Ancelotti-t, ka humbur vendin në formacion. Këtë vit, ka luajtur vetëm 4 ndeshje, prej tyre vetëm 1 si titullar.