I “dëmtuari” rëndë, Duda i qeshur dhe i lumtur pas incidentit
Më një buzëqeshje që i rrezaton në fytyrë, lojtari që u godit nga tifozët e Kukësit dhe u bë shkak i ndërprerjes së ndeshjes, Ondrej Duda duket sikur, 12 orë më pas sapo ka nisur pushimet e verës.
Nga sendi me të cilin u godit ai në “Qemal Stafa” sllovakut i ka mbetur vetëm një gërvishtje e vogël që me vështirësi dallohet.
Mesfushori i Legias ka postuar në profilin e tij “Facebook” një foto me diçiturën “gjithçka në rregull,” ku përshtypja e parë që vjen në mendje është kontrasti i fortë me imazhet që rezervoi në “Qemal Stafa:, në përballjen me Kukësin. Për t’i ardhur etij në ndihmë u thërrit madje edhe ambulanca për t’i fashuar kokën duke krijuar idenë e një dëmtimi serioz. Ishte episodi që mbushi kupën duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes. Fotoja e Dudës është postuar madje edhe në profilin zyrtar të Legias, ku diçitura është , “më në fund mund të marrim frymë lirisht”, por më shumë se sa një qetësim për gjendjen e lojtarit, imazhet e fotos nxjerrin në pah tentativën e klubit polak dhe futbollistit sllovak, për t’u viktimizuar në maksimum përballë gjestit të dënueshëm në “Qemal Stafa”.
Polakët e kanë shfrytëzuar incidentin dhe atë gur që u hodh në fushë për ta përdorur si kapital për një kalim komod të turit në Europa League në kurriz të Kukësit.
Fotot e postuara nga lojtari që u duk sikur “u vra me plumb” kanë bërë që të ndizet një luftë virtuale mes tifozëve polakë dhe atyre shqiptarë në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

