I dhuroi kualifikimin Hungarisë, talenti Szoboszlai kërkohet nga Reali

Dominik Szoboszlai ka përfunduar në orbitën e Real Madridit. Interesi për të nuk ka lindur vetëm për shkak të performancave të tij në ekipin austriak, por edhe për kontributin që ka dhënë në përfaqësuesen e Hungarisë, që fitoi një biletë për të marrë pjesë në finalet e Europianit të verës së ardhshme.

Goli i tij i dha fitoren Hungarisë kundër Islandës 2-1, duke i siguruar një vend për në Europian. Ai kishte tërhequr më parë vëmendjen e ekipeve të mëdha si: Arsenal, Milan dhe Atlético Madrid.

Szoboszlai vlerësohen maksimalisht për cilësitë e tij në mesin e fushës, por edhe për fakti që nuk hyn tek talentet që kanë çmim shumë të lartë, të paarritshëm për shumë klube. Vlera e kartonit të tij është rreth 25-30 milionë euro, ndërkohë që me paraqitjet e fundit vlera e tij mund të dyfishohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?