I druhej sulmeve të ekipeve angleze, Juventus blindon Bremer

Juventusi blindon Gleison Bremer. Pas rinovimit të fundit që daton në dhjetorin e kaluar, Giuntoli ka vendosur të rishikojë kontratën e mbrojtësit brazilian, i cili është në Torino që nga viti 2022, por gjithmonë në qendër të sirenave nga Anglia.

27-vjeçari ka rinovuar deri në vitin 2029, një më shumë se kontrata aktuale. Marrëveshja e re përfshin një ndryshim në klauzolën e lirimit të vendosur më parë për shifrën e 60 milionë euro.

Mediat italiane raportojnë se ajo është hequr, por nuk dihet nëse është vendosur një tjetër me e lartë për t’u mbrojtur nga ofertat e klubeve angleze.

“Përshëndetje bardhezinjë, jam i lumtur që kam rinovuar. Do t’ju pres në fushë. Forza Juve gjithmonë”, ishte mesazhi i brazilianit në profilet sociale të Juves. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP