I grabitën shtëpinë kur po luante me Barcelonën, reagon Rey Manaj

Rey Manaj shënoi dy herë në sfidën mes Barcelonës B dhe Prat në Segunda Division B (kategoria e tretë spanjolle), duke u dhënë po kaq herë avantazhin katalanëve, që gjithsesi në fund u barazuan 2-2 dhe nuk morën më shumë se një pikë.

Nëse në fushë gjithçka shkoi në mënyrë perfekte, sulmuesi i kombëtares shqiptare u përball me një surprizë të pakëndshme kur u rikthye në shtëpi, pasi pa që hajdutët ishin futur dhe kishin grabitur disa sende me vlerë dhe një shifër monetare.

Lajmi nisi të qarkullojë paraditen e sotme, ndërsa më vonë ishte vetë Manaj që konfirmoi grabitjen, por theksoi se lumturia e tij e vërtetë është familja dhe jo sendet në kasafortë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lumturia nuk ndodhet në kasafortë, por kur mbyll derën e shtëpisë dhe çdo gjë të mbush zemrën është aty. Familja ime. Ajo është pasuria më e madhe për mua, sepse gjërat më të rëndësishme në jetë nuk janë sende”, shkroi Manaj në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?