I kushtoi 35 mln euro Atletico Madrid, Martinez kërcënon Realin e Barçën

Sulmuesi kolumbian u prezantua me fanellën e Los Colchoners para 10 mijë tifozëve në stadiumin “Vicente Calderon”, duke përcjellë entuziazëm te fansat madje disa prej tyre ishin aq shumë të ekzaltuar nga transferimi i 28-vjeçarit te Atletico saqë disa iu shmangën forcave të sigurisë duke zbritur në fushë për të përqafuar ish- lojtarin e Portos. Kartoni i Jackson Martinez i kushtoi madrilenëve 35 milionë Euro, ndërsa bomberi kolumbian te skuadra e drejtuar nga Diego Simeone do të mbajë veshur fanellën me numër 11 dhe do të ketë detyrën të zëvendësojë më së miri të larguarin Mario Mandzukiç.

Pasi u prezantua përpara tifozëve Martinez, theksoi se për të do të jetë një nder të punojë me trajner si Cholo Simeone.

“Simeone është një trajner që punon fort madje shumë fort. Kalimi te Atletico është një hap shumë i rëndësishëm për karrierën time. Simeone di të marrë gjithmonë më të mirën nga futbollistët e tij, dhe për mua do të jetë diçka e bukur të punoj me të. Dua ta ndihmoj skuadrën duke shënuar sa më shumë gola”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jackson Martinez nënvizoi se nuk e shqetëson shumë fakti që klubi ka shpenzuar shumë para për kartonin, ndërkohë që shtoi se Atletico i ka mundësitë për të luftuar me Barcelonën dhe Realin për titullin kampion të La Ligas.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë nuk kam asnjë dyshim se Atletico i ka mundësitë për të tentuar titullin. Klubi po bën shumë përpjekje për të arritur një objektiv të tillë. Për mendimin tim Barcelona dhe Reali janë në një nivel me Atletico, por ndryshimi qëndron se ato kanë në ekip dy lojtarë që bëjnë diferencën si Messi dhe Ronaldo”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?