FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I lumtur për Tiranën, Halili: Shpejt për të folur për titullin

Trepikëshi i marrë në sfidën me Dinamon e bën Tiranën të mbajë të sigurtë të paktën edhe për një javë vendin e parë, ndërsa kjo ishte fitorja e katërt radhazi.

“Patjetër që jam i kënaqur. Është një fitore ndaj një rivali dhe skuadre shumë të mirë. Meritat shtohen akoma më shumë sepse skuadra luajti për disa minuta me një lojtar më pak. Ekipi ndërkohë meriton përgëzime për sakrificën dhe shpirtin e garës që tregoi”, tha Orges Shehi, trajneri i Tiranës.

Kurse presidenti i Tiranës, Refik Halili theksoi faktin se kampionati është shumë i gjatë dhe se janë shumë ndeshje në lojë, shumë pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të shikoj skuadrën time, por ne e dimë që ka shumë ekipe që pretendojnë për titull. Janë 7 skuadra dhe është shumë shpejt për të folur për titullin. Kuptohet që unë kam dëshirë që ne të ecim përpara dhe të shkojmë drejt rrugës që kemi nisur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?