I skadon pasaporta, Vllaznia humbet sulmuesin për sfidën ndaj Partizanit
Vllaznia mund të mos ketë në dispozicion për ndeshjen ndaj Partizanit sulmuesin Ismael Dunga. Lojtari ka bërë mjaft mirë me shkodranët duke qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit, por ka një problem.
Shtatlartit i skadon leja e qëndrimit në vendin tonë, por jo vetëm kaq. Atij i skadon dhe pasaporta, ndaj duhet të rikthehet në Kenia për ta nxjerrë sërish.
Një udhëtim i tillë mund t’i kushtojë disa ditë të mira sulmuesit duke penalizuar ekipin shkodran dhe trajnerin Thomas Brdaric.