
Vllaznia mund të mos ketë në dispozicion për ndeshjen ndaj Partizanit sulmuesin Ismael Dunga. Lojtari ka bërë mjaft mirë me shkodranët duke qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit, por ka një problem.
Shtatlartit i skadon leja e qëndrimit në vendin tonë, por jo vetëm kaq. Atij i skadon dhe pasaporta, ndaj duhet të rikthehet në Kenia për ta nxjerrë sërish.
Një udhëtim i tillë mund t’i kushtojë disa ditë të mira sulmuesit duke penalizuar ekipin shkodran dhe trajnerin Thomas Brdaric.
