I vjen radha Rummenigges të hapë bursën e Nju Jorkut
Presidenti i Bayern Munich, ish-sulmuesi i njohur Karl-Heinz Rummenigge, nën shoqërinë e futbollistit tjetër të klubit, Jerome Boateng, i ra ziles tradicionale hapëse të bursës sës Nju Jorkut (New York Stock Exchange).
“Ky vend nga më të famshmit e botës është edhe më i mirë nga Marienplatzi ynë”, tha Rummenigge duke iu referuar ballkonit të bashkisë së Mynihut, kur ekipi del pasi ka fituar titullin kampion.
“Ndoshta kjo është shenjë e mirë që ne të kemi një sezon të shkëlqyer”, theksoi Rummenigge. ”Neve nuk na pëlqen të jemi në bursë”, shtoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

