Ia hedh paq, Pedro Neto shmang pezullimin pas incidentit me mbledhësin e topave

Pedro Neto nuk do të përballet me pezullim pas incidentit me një mbledhës topash gjatë ndeshjes së parë të fazës së 1/8-ave të UEFA Champions League mes Chelsea F.C. dhe Paris Saint-Germain F.C. Edhe pse UEFA hapi një procedim disiplinor ndaj futbollistit portugez për sjellje antisportive, Komisioni i Disiplinës vendosi të mos e skualifikojë lojtarin e Chelsea-t. Organi qeverisës i futbollit europian u mjaftua vetëm me një qortim zyrtar ndaj tij.

Incidenti ndodhi pasi Neto shtyu një mbledhës topash në përpjekje për të marrë topin më shpejt, në një moment kur skuadra e tij ishte në disavantazh. Pas shtyrjes, mbledhësi i topave përfundoi në tokë dhe rreth lojtarit u krijua një situatë e tensionuar që detyroi ndërprerjen e përkohshme të lojës.

Vetë Neto e pranoi menjëherë gabimin, duke shpjeguar se reagimi i tij erdhi nën presionin e momentit. “Po humbisnim dhe, nën emocionet e ndeshjes, doja ta merrja topin sa më shpejt. I dhashë një shtyrje të vogël. Ishte një moment me shumë tension dhe kërkoj ndjesë,” deklaroi ai. Futbollisti shtoi gjithashtu se i dhuroi fanellën e tij mbledhësit të topave dhe theksoi se i vjen sinqerisht keq për incidentin. Arbitri i takimit nuk e ndëshkoi Neton gjatë ndeshjes, ndërsa hetimi disiplinor i UEFA-s përfundoi vetëm me një paralajmërim për lojtarin portugez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?