Ibrahimovic: Doja të bëja gjestin e Zotit, për rinovimin duhet të fitojmë kampionatin …
Pas thuajse thuajse 8 vitesh, Zlatan Ibrahimovic u rikthye që të shënojë me fanellën e Milanit. 38-vjeçari suedez shënoi golin që dyfishoi rezultatin në 2-0 në minutën e 65-të ndaj Cagliarit. Goli i fundit i tij me Milanin ishte shënuar më 6 mars të vitit 2012 në derbin e humbur 4-2 ndaj Interit. Duke folur pas ndeshjes suedezi u shpreh se ka ende shumë punë për të gjetur formën më të mirë.
“Për një sulmues është e rëndësishme që të shënosh, ndihem mirë dhe golat do të vijnë. Kam gabuar disa topa në fillim, por duhet të luash për të gjetur formën.
Festimi si Zot? E kisha premtuar në San Siro. E bëra këtë festim, sepse kështu e ndjeva.
Deklarata e Piolit? Trajneri duhet të qëndrojë i vëmendshëm, mendon për moshën. Kali është gjithmonë i njëjtë, fiziku duhet që ta ndjekë.
Moduli? Sot kemi luajtur me dy sulmues për të luajtur më përpara. E kemi bërë këtë skemë gjatë javës dhe arritëm të merrnim 3 pikë. Shpresojmë që të vazhdojmë kështu. Për të rinovuar duhet të fitojmë kampionatin, më duket e vështirë (qesh)”, tha Ibrahimovic për Sky Sport. /R.Lika-Koha Jone/