Ibrahimovic drejt largimit, Milani gati ta zëvendësojë me një polak

Zlatan Ibrahimovic është gjithnjë e më larg Milanit, që tashmë po sheh përreth për një qendërsulmues për sezonin e ardhshëm. Synimi i parë duket se është Milik, i cili sipas asaj që shkruan Tuttosport, i ka komunikuar Napolit vullnetin për të ndryshuar fanellë.

Polaku është profili ideal për kuqezinjtë, duke qenë se është në përfundim kontratës deri në vitin 2021, gjë që i ul ndjeshëm kartonin, aktualisht rreth 35 milionë e ka një pagesë në linjë me politikën e përcaktuar nga Ivan Gazidis (2,2 milionë në sezon).

Milan do të kthehet të ndjekë lojtarë më të rinj, pavarësisht se qendërsulmuesi i të kaltërve është 26 vjeç. Në krah të tij do të jetë Rebic, i lidhur me kuqezinjtë akoma me një vit huazim e sidoqoftë i pëlqyer nga klubi pas dy muajve të fundit pozitivë. Kuqezinjtë në vitet e fundit nuk kanë mundur që të gjejnë një sulmues që të garantojë gola në vazhdimësi, teksa Piatek thjeshtë sa ndezi një shkëndijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

MERCATO: "Ibra...Milik, Piatek, il triangolo rossonero, non lo ...

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?