Ibrahimovic firmos kontratën me Milanin, zgjedh fanellën me numrin 11

Zlatan Ibrahimoviç zyrtarizoi rinovimin e kontratës me Milanin nëpërmjet Instagramit. Suedezi, gjatë udhëtimit për në Milanello, pasi ishte në “Casa Milan” për nënshkrimin e marrëveshjes, shfaqi për fansat fanellën e tij të re me numrin 11.

“Bomberi” ka firmosur kontratën që do ta lidhë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2021, nga e cila do të përfitojë 7 milionë neto, çka përbën një pagë ndjeshëm më të lartë se futbollistët e tjerë kuqezi.

Zlatani, do të vihet menjëherë nën urdhrat e Piolit për përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Ibra tregoi bluzën e tij të re me numrin 11 të vendosur në sediljen e pasagjerëve.

SHKARKO APP