Ibrahimovic ftohet në Kombëtare, edhe pse në moshën 41 vjeç

Zlatan Ibrahimovic kthehet në kombëtaren e Suedisë. Trajneri Janne Andersson ka vendosur që të grumbullojë sulmuesin e Milanit, edhe pse është plot 41 vjeç dhe këtë sezon ka luajtur shumë pak me kuqezinjtë.

Ibra do të jetë i gatshëm për Suedinë për sfidat ndaj Belgjikës dhe Azerbajxhanit, të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”.

Futbollisti veteran është kthyer në fushë me Milanin vetëm pak javë më parë, pas një periudhe të gjatë rehabilitimi nga operacioni në gju që realizoi verën e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e fundit me Suedinë për Zlatan Ibrahimovic ka qenë në 29 mars 2022, kundër Polonisë.  41-vjeçari ka luajtur 121 ndeshje me Suedinë, duke shënuar 62 gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?