Ibrahimovic gjithnjë e më pranë rikthimit te Milani, ka vetëm pak detaje
Zlatan Ibrahimovic është gati të rifillojë një aventurë të re me Milanin. Suedezi pritet të paraqitet në Milanello në ditët në vijim, por ende nuk dihet se çfarë roli do të ketë dhe për sa kohë do të qëndrojë.
Një marrëveshje finale mes ish-bomberit të njohur dhe Gerry Cardinale, pronarit të RedBird, është shumë pranë, pas një takimi që u mbajt në Milano pak ditë më parë. Ibrahimovic mund të bëhet një super-konsulent i Cardinale, duke raportuar direkt tek ai në një projekt të përbashkët. Zlatan nuk do të jetë pjesë e stafit teknik të Milanit.
Detajet e kontratës janë në proces, dhe ish-lojtari i Interit dhe Juventusit është i gatshëm të rikthehet në lojë pasi u largua nga futbolli më 4 qershor në ndeshjen Milan-Verona (3-1 për kuqezinjtë). /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

