Ibrahimovic nis aventurën e tretë te Milani, këtë herë me një rol tjetër
Zlatan Ibrahimovic zbret në fushë, Ish-sulmuesi suedez ka nisur aventurën e tretë te Milani, këtë herë si drejtues, pasi vetëm pak ditë më parë mori detyrën e këshilltarit të shoqërisë RedBird, që ka edhe pronësinë e kuqezinjve.
Ibrahimoviç ishte i pranishëm paraditen e të mërkurës në Milanello, ku takoi drejtuesit e klubit të Milanit, trajnerin Pioli dhe futbollistët, një pjesë e të cilëve kanë qenë shokë skuadre me të sezonin e kaluar.
Milani pas dy ditësh do të luajë në transfertën e vështirë ndaj Salernitanës, aty ku kuqezinjtë janë të dënuar që të marrin tre pikët për të mos humbur ritmin e Interit kryesues.
KOHA JONË SONDAZH

