Ibrahimovic nuk do të grumbullohet me Suedinë, humbet duelin ndaj Kosovës
Zlatan Ibrahimovic vijon procesin e rikuperimit pas një dëmtimi që po e mban jashtë fushave prej disa javësh. Për këtë arsye, sulmuesi nuk do t’i përgjigjet ftesës së përfaqësueses së Suedisë.
Vendimi i trajnerit Andersson, për ta grumbulluar 40-vjeçarin për sfidat kualifikueset të Botërorit me Kosovën dhe Greqinë, u shoqërua me debate.
Megjithatë, pas takimit të stafit mjekësor të Milanit, me mjekët e Suedisë, u vendos që Ibrahimovic të qëndrojë në Itali për të vijuar periudhën e rikuperimit.