Icardi bëhet baba, mbyll “gojët e liga” pas lidhjes me bukuroshen Wanda
Pas barazimit me Empolin, 0-0, ndonëse nuk shënoi, sulmuesi i Interit është gëzuar gjithsesi pas ndeshjes. Sulmuesi i Inter, Mauro Icardi është bërë baba për herë të parë, pasi partnerja e tij, bukuroshja Wanda, i ka lindur një vajzë, të cilën e kanë quajtur Francesca. Lidhja e tyre është komentuar gjithnjë në media, për faktin se Icardi ia “grabiti” të dashurën Maxi Lopez. Mirëpo pas lidhjes, me lindjen e vajzës duket qartë se dashuria e Mauros me Wandën ka qenë serioze, dhe jo aq e thjeshtë dhe e brishtë, siç edhe kishin aluduar mediat.
KOHA JONË SONDAZH

