Icardi: Shaqiri dhe Podolski, lojtarë të klasit botëror

Mauro Icardi ka gjetur kohë të thurë lavde edhe për dyshen sulmuese të Inter, Xherdan Shaqiri e Lukas Podolski, pas fitores 2-0 që zikaltërit shënuan në përballjen e Kupës së Italisë, ndaj Sampdorias, të mërkurën në mbrëmje. Lojtari i kombëtares zvicerane, me origjinë shqiptare, iu bashkua klubit të Seria A nga Bajern Mynih gjatë këtij muaj, ndërkohë që po gjatë janarit sulmuesi i kombëtares së Gjermanisë la Arsenalin për të ardhur në  Giuseppe Meazza. Dyshja sulmuese e Interit ka dhënë impaktin e  menjëhershëm, duke shtuar entuziazmin e tifozëve, por edhe të vetë lojtarëve të tjerë të Inter. Podolski dha asisit në golin e parë që Shaqiri shënoi ndaj Sampdorias, para se Icardi të shënonte golin e dytë. Lojtari argjentinas shprehet se blerjet e reja tek Inter janë të një niveli tepër të lartë. “Shaqiri e Podolski janë dy lojtarë të klasit të lartë,” – theksoi Icardi. – “Shpresojmë të shkojmë larg, me ndihmën e tyre.” Më tej 22- vjeçari e pranon se Sampdoria e bëri të vështirë fitoren e Interit, ndonëse e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë në fund, pas daljes me karton të kuq të Nenad Krsticic and Pawel Wszolek. “Pas daljes me karton të kuq të lojtarit të parë të Sampdorias, kundërshtari vijoi të luante fort dhe e bëri më të vështirë ndeshjen, nga ç’parashikohej,” – shtoi sulmuesi i Inter. – “ A mund ta  fitojmë ne Kupën e Italisë? Duhet t’i marrim ndeshjen me radhë dhe të shohim në fund të sezonit,” – përfundon Icardi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?