Ideja e Super Championsit, reagon Ceferin: S’do të ketë kurrë një turne me 12 klube!

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e krijimit të një “Super Champions”, një ide e ngjashme me projektin e shumëpërfolur të Superligës Evropiane. Gjatë qëndrimit të tij në Romë, ku mori pjesë në asamblenë e përgjithshme dyditore të ECA-s (tashmë e transformuar në EFC), Ceferin theksoi se nuk ka asnjë plan për një garë alternative ndaj Champions League tashmë të reformuar.

Në fjalën e tij në “Hotel Cavalieri”, kreu i futbollit evropian hodhi poshtë zërat për një bashkëpunim të mundshëm mes UEFA-s dhe kompanisë A22, promotore e idesë së Superligës.

“Evropa vendos standardet e futbollit botëror. Ka pasur tentativa nga jashtë për ta ndryshuar sportin tonë, por ne nuk do të organizojmë kurrë një garë për vetëm 12 klube,” deklaroi Ceferin me tone të prerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se UEFA mbështet një futboll gjithëpërfshirës, që bashkon njerëzit në kohë krizash politike e sociale:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Futbolli është një vend ku të gjithë i përkasim. Ndryshimi është pjesë e historisë së tij, por vlera e vërtetë vjen nga uniteti, ekuilibri dhe reformat që forcojnë të gjithë, jo vetëm disa të paktë.”

Ceferin theksoi gjithashtu se futbolli duhet të mbetet pranë rrënjëve të tij:

“UEFA do të sigurojë që ëndrra të vazhdojë të jetojë. Të gjithë duhet të kenë mundësinë të konkurrojnë e të fitojnë. Futbolli nuk është vetëm bilanc financiar apo argëtim, është pjesë e jetës së komuniteteve tona. Nëse largohemi shumë nga këto rrënjë, rrezikojmë ta shkatërrojmë.”

Ideja e Super Championsit, reagon Ceferin: S’do të ketë kurrë një turne me 12 klube!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?