Idriz Batha “martohet” edhe tre vjet të tjera me Partizanin
Idriz Batha, mesfushori i Partizanit, pranoi vazhdimin e bashkëpunimit edhe për tre vjet te Partizani. Zv. kapiteni i ekipit firmosi marrëveshjen dhe pas shtrëngimit të duarve me drejtorin e përgjithshëm Dervishi, falënderoi klubin dhe presidentin Demi për besimin e shfaqur.
Batha është kthyer në një prej elementëve më të rëndësishëm të Partizanit në këtë edicion.
Titullar i padiskutueshëm në dhjetë ndeshjet e para të sezonit, ku ka shënuar edhe një gol.
Mesfushori është emri i tretë i ri që rinovon kontratën me të kuqtë. Përpara tij, klubi vendosi të zgjaste edhe qëndrimin e talentit 18-vjeçar Jurgen Bardhi dhe të mesfushorit tjetër, Lorenc Trashi.
Pas 10 javëve të para, Partizani kryeson Kategorinë Superiore, 3 pikë para Skënderbeut, që mban vendin e dytë.
KOHA JONË SONDAZH

